22 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Pas helmimit të nxënsësve në Mitrovicë, mbyllet restaurant “Ujvara”

- Advertisement -

Dje u raportua se janë helmuar rreth 20 nxënës që kishin ardhur për shëtitje nga Prishtina në Mitrovicë.

Ata morrën trajtimin e duhur mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Gazeta Insjaderi mbrëmë ka raportuar se nxënësit janë helmuar në restaurantin “Ujvara” ” te Liqeni Akumulues.

Restauranti “Ujvara”  u mbyll mbrëmë nga Inspektorët, meqenëse ishte vendi ku nxënësit kishin ngrënë ushqim.

Këtë e ka konfirmuar vetë lokali “Ujvara” sot përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

NJOFTIM!

Ju njoftojmë se sot jemi mbyllur përkohësisht, deri në  daljen e analizave të nxënësve,

Shpresojmë se shumë shpejtë do ta tejkalojmë këtë situatë të krijuar!

Me respekt Restaurant Ujvara !!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit