7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Pas daljes nga spitali, ministri Latifi ka disa fjalë për personelin mjekësor

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi ka falënderuar personelin e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv: Mjekët, infermierët dhe stafin tjetër për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të tij nga dita e premte, ku Ministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike (appendicectomy) për të hequr apendiksin (zorrën qorre) pas një inflamacioni akut të saj, njofton MSh, transmeton Scanner.

Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend.

Ndryshe, ministri Latifi është operuar nga zorra qorre në Klinikën Adbominale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit