11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Pas BE-së, edhe Kanadaja i hakmerret ShBA-së me taksa miliardëshe

- Advertisement -

Si kundërpërgjigje ndaj taksave prej 25 për qind të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj importeve kanadeze të çelikut dhe aluminit, ministri i Financave i Kanadasë, Dominic LeBlanc, tha se vendi i tij të enjten do të hakmerret me tarifa të shkallës së njëjtë ndaj gati 30 miliardë dollarëve importe nga fqinji jugor.

“Unë po njoftoj se Qeveria e Kanadasë, pas qasjes dollar për dollar, do të vendosë, nga ora 12 e 1 minuta pas mesnatës nesër, më 13 mars 2025, 25 për qind taksa reciproke ndaj 29,8 miliardë dollarëve importe nga Shtetet e Bashkuara” – tha LeBlanc në një konferencë për gazetarë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Këtu përfshihen produktet e çelikut me vlerë të 12,6 miliardë dollarëve dhe produktet e aluminit me vlerë të 3 miliardë dollarëve, si dhe mallra shtesë amerikane të importuara me vlerë të 14,2 miliardë dollarëve, me gjithsej 29,8 miliardë dollarë. Në listën e produkteve shtesë të prekura nga kundërtaksat përfshihen kompjuterë, pajisje të sportit dhe produkte të hekurit, si shembuj” – shtoi ai.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, tha: “Miqve tanë amerikanë, dua t’jua kujtoj këtë, Kanadaja është mikja juaj më e mirë, fqinja më e mirë dhe aleatja më e mirë.”

Më pas, ajo shtoi: “Kanadaja nuk është ajo që po jua rrezikon vendet e punës. Kanadaja nuk është ajo që përfundimisht po e fillon këtë luftë. Taksat e presidentit Trump kundër jush po e shkaktojnë këtë dhe nuk ka fitues në një luftë tregtare.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit