Pas 6 vitesh në Kaliforni, Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani për të jetuar me familjen e tyre

- Advertisement -

Duka dhe Dukesha e Sussex pritet të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar këtë të mërkurë, sipas mediave vendase.

Princi Harry , Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet , besohet se po udhëtojnë privatisht nga Kalifornia në Britani. Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, kur u pyet për këtë çështje, u kufizua duke deklaruar se “nuk është diçka për të cilën do të komentonim”.

Javën e kaluar u njoftua se çifti planifikonte të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar në gusht. Harry dhe Meghan nuk do të kthehen në detyrat e tyre zyrtare mbretërore , por do të jetojnë në Britani si qytetarë dhe si anëtarë të familjes mbretërore që nuk punojnë.

Sipas informacioneve të deritanishme, familja pritet të vendoset në një rezidencë private jashtë Londrës, në rajonin e Cotswolds.

Dy fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet, janë regjistruar tashmë në shkollë , dhe viti i ri shkollor fillon javën e ardhshme.

Sussex-ët kishin lënë Britaninë dhe detyrat e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore në fillim të vitit 2020. Në mars të të njëjtit vit, ata u vendosën në Kaliforni.

Mbreti Çarls u informua për vendimin e familjes për t’u kthyer në Britani në fillim të gushtit.

Harry, Meghan dhe fëmijët e tyre vizituan mbretin në rezidencën e tij në Highgrove korrikun e kaluar. Megjithatë, sipas informacioneve nga BBC, çështja e zhvendosjes nuk u diskutua gjatë këtij takimi.

Harry dhe Meghan nuk kanë qenë bashkë në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2022 , kur udhëtuan drejt vendit për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Kthimi i Sussex-ëve në Britani e ka rikthyer në plan të parë çështjen e sigurisë së tyre .

Vitin e kaluar, Princi Harry humbi një betejë gjyqësore mbi nivelin e mbrojtjes policore që ai dhe familja e tij kanë të drejtë të marrin kur ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar.

Duka kishte kërkuar të përmbyste vendimin që uli nivelin e tij të sigurisë pasi ai dha dorëheqjen si anëtar aktiv i familjes mbretërore dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara.

Mbetet e paqartë në këtë kohë se çfarë lloj masash sigurie do të ofrohen për Harry-n, Meghan-in dhe fëmijët e tyre në Britani, si dhe kush do t’i mbulojë kostot përkatëse.

Të ngjashme

Të fundit