Një sondazh që qarkulloi së fundmi jep shifrën 47% për Lëvizjen Vetëvendosje.
Për këtë, Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, se një kompani nuk do të duhej të bënte skarje të tilla me numra.
Ditë më parë Haxhiu ka thënë se asnjë parti politike në Kosovë nuk kalon 40%.
AI tha se sondazhet nuk ndikojnë te qytetarët për t’iu ndërruar bindjet. Por ka shtuar se ndikon për t’i bindur militantët “shiko sa mirë jemi”.
“Një parti politike kur ta kërkon ta bësh një sondazh, të thotë bëje publike ose mos e bëjë publike, varësisht se çfarë rezultati ka. Por, ti nuk do të duhej me bë skarje të numrave, çfarë e ka bë në këtë tabelë dhe sidomos ta botosh ashtu siç është botuar, apo siç e kanë botuar”, ka thënë Haxhiu
“Sado që partitë politike i vendosin numrat si presion te qytetarët, për ta rritur, ose për t’i bindur sesa jemi ne para, megjithatë shumë pak ose hiq sondazhet ndikojnë në ndërrimin e bindjeve. Mund të ndikojnë te militantët për të dalë në teren, por kjo nuk bë për qytetarin. Por, një parti politike dëshiron t’i thotë militantëve shiko sa mirë qëndrojmë”, ka thënë Haxhiu.