Parlamenti Studentor ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë, e cila do të mbahet kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta me moton “Jo në emrin tim” është paralajmëruar të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00. Përkrahja e studentëve për protestën është bërë publike në kuadër të mobilizimit të qytetarëve kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale.






