Gjatë ditës së sotme kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha e ka denoncuar në Policinë e Kosovës kryetarin e IRDK-së, Elbert Krasniqin, njëherësh ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal ku pretendon se ky i fundit po ndigon në procesin zgjedhor.
Pas denoncimit, IndeksOnline ka mësuar se Elbert Krasniqi është paraqitur në stacionin policiorë në Pejë pas akuzave.
Në një prononcim për media gjatë ditës Berisha ka thënë se Krasniqi bashkë me sigurimin e tij ka qëndruar në fshatin Brestovik të Pejës, vendbanim ky i banuar me komunitetin egjiptian.
“Sot në orën 08:15 kam marrë telefonata nga fshati Brestovik në Komunën e Pejës, është vendbanim I banuar me komunitetin egjiptian. Në atë kohë është gjetur ministri në detyrë me veturtë zyrtare dhe me sigurimin personal. Për këtë rast kam siguruar pamje. Ky veprim është i papranueshëm. Prezenca e tij ka të bëjë me pengimin e daljes së njerëzve për të votuar. Konsideroj se është bërë shkelje e procesit zgjedhor dhe kodit të sjelljes në ditën e votimit.”, ka thënë Berisha.






