Është mbyllur pa fitues derbi i rivalëve të urryer mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Ndeshja rezultoi të jetë fantastike dhe shumë e barabartë nga fillimi, me epilogun përfundimtar 2:2, në kuadër të xhiros së 20-të në Premierligë.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk i finalizoi rastet. Liverpooli dominoi në posedim, por që Unitedi lehtë mund të përfitonte me kundërzbritje.
Ishte mbrojtësi Lisandro Martinez që e zhbllokoi rezultatin me një goditje të fuqishme pas asistimit të Bruno Fernandesit (52’).
Megjithatë, vetëm shtatë minuta më vonë Cody Gakpo realizoi një gol solo të bukur për ta barazuar rezultatin (59’).
Liverpooli pastaj e përmbyti epërsinë përmes Mo Salah, që ishte i saktë nga pika e bardhë pasi De Ligt e preku topin me dorë brenda zonës (70’).
Megjithatë, heroi i Unitedit doli të jetë Amad Diallo me një gol nga afërsia pas asistimit të Garnachos (80’).
Liverpool vazhdon si lider me 46 pikë ndërsa Unitedi renditet në pozitën e 13-të me 23 sosh.