Kombëtarja e Kosovës në boks ka fituar gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic – Talijan”, që u mbajt këto ditë në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Taulant Jakupi fitoi medalje të artë në kategorinë deri në 85 kg, e të argjendtë fitoi Riad Isufi në kategorinë deri në 55 kg.
Ndërkaq, medalje të bronzta fituan Bashkim Bajoku, Erdi Aliu, Ensar Badallaj dhe Flori Tarani.
Trajneri i kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh “i kënaqur me paraqitjet e boksierëve, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe nivelin e treguar gjatë gjithë turneut”.






