Pamjet e reja të Jude Bellingham duke ofenduar gjyqtarin José Luis Munuera Montero kanë bërë bujë në rrjetet sociale, duke ngritur frikën për një pezullim të gjatë për yllin e Real Madridit.
Gjatë ndeshjes kundër Osasunës, e cila përfundoi 1-1, Bellingham u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 39-të për shkak të sjelljes së tij ndaj arbitrit.
Pamjet televizive fillimisht treguan mesfushorin anglez duke i thënë Monteros “Po flas me ty me respekt”, por më pas duket sikur ai thotë “F* off”** ndërsa largohet.
Bellingham ka mohuar se e ka fyer arbitrin, duke thënë se ishte thjesht një shprehje për veten e tij. Edhe trajneri Carlo Ancelotti e mbrojti lojtarin, duke sugjeruar se arbitri “nuk e ka kuptuar anglishten e tij”.
“Ai tha ‘F** off’, jo ‘F*** you’… është diçka krejtësisht ndryshe. Nuk dua të flas më për gjyqtarin sepse dua të jem në stol javën tjetër”, tha Ancelotti pas ndeshjes.
Megjithatë, incidenti nuk është i izoluar. Në shtator, gjatë një fitoreje 4-1 kundër Espanyolit, Bellingham u kap nga kamerat duke e quajtur të njëjtin gjyqtar “a piece of s*.
Pezullim i mundshëm deri në 12 ndeshje
Sipas rregullores së La Ligës, nëse fjalët e Bellingham interpretohen si fyerje apo mungesë respekti, ai mund të dënohet me 4 deri në 12 ndeshje pezullim.
Rregullorja e La Ligës:
“Fyerja, ofendimi ose përdorimi i termave fyese ndaj gjyqtarëve, asistentëve, zyrtarëve të katërt ose autoriteteve sportive dënohet me pezullim nga katër deri në dymbëdhjetë ndeshje.”

Sezoni i Real Madridit mund të ndikohet ndjeshëm nëse Bellingham dënohet me një pezullim të rëndë, veçanërisht në një moment vendimtar të garës për titullin. Do të shohim nëse Real Madrid do të arrijë të shmangë një dënim të rëndë për mesfushorin e tyre kryesor.