12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Pagat nuk u ekzekutuan për punëtorët e arsimit në Viti, SBASHK-u nuk përjashton grevën

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka dalë me reagim në lidhje me procedimin e pagave për puntorët e arsimit.

Ata thonë se iu gëzuan lajmit për procedimin e pagave, por njësoj nuk ndodhi edhe për puntorët e arsimit në Komunën e Vitisë, pasi të njëjtit akoma kanë mbetur pa pagën e këtij muaji.

Nëse pagat nuk procedohen nga SBASHK-u thonë se do të mbaj takim me kryetarin e nivelit komunal të kësaj komune, Kemajl Bislimi.

Postimi i plotë i tyre:

SBASHK- Urgjentisht të zgjidhet çështja e pagave për punëtorët e arsimit në Viti

SBASHK iu gëzua lajmit se u krijua mundësia për procedimin e pagave të punëtorëve të arsimit , por informacionet flasin se kjo gjë nuk ndodhi edhe për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë, të cilët padrejtësisht ende kanë mbetur pa pagën e muajit shtator.
SBASHK-u pa dashur të ndalet e të emëroj fajtorin i drejtohet Ministrisë së Financave dhe institucioneve qendore e lokale që ta bashkëbisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur në mënyrë që punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit.
Nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK në nivelin qendror vazhdon të mbaj komunikim me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi dhe me udhëheqës sindikal në këtë komunë dhe do të mbështes çdo angazhim të tyre dhe do t’u qëndrojë pranë e do të solidarizohet me ta edhe nëse ata fillojmë me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të stafit qendor në orët e pasdites do të shkojë në Viti dhe do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë për të debatuar për situatën e krijuar e për të marrë vendime për veprime konkrete

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit