15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Paditet ish-presidenti amerikan, Donald Trump

- Advertisement -

Donald Trump, ish-presidenti amerikan, është paditur tashmë sipas burimeve të ndryshme nga mediat amerikane – duke shënuar histori si ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza mbi çështje kriminale.

Aktakuza do të njoftohet në ditët në vijim, thuhet në raportimin e CNN.

Për momentin, nuk dihet se cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj ish-presidentit Trump.

Zyra e Prokurorit të Distriktit të Manhattanit Alvin Braggut do të kontaktojë avokatët e Trumpit për të diskutuar dorëzimin e tij.

CNN thotë se ka kontaktuar edhe me avokatët e Trumpit për këtë çështje.

Zyra e Prokurorit të lartpërmendur ka qenë duke e hetuar ish-presidentin Trump në lidhje me një skemë të pagesës për ta blerë heshtjen e një porn-stareje me emrin Stormy Daniels.

“Vendimi është e sigurtë se do të trondis gjithë vendin, duke e bënë sistemin politik amerikan – që asnjëherëm ë parë nuk ka parë një ish-lider të konfrontuar me akuza për çështje kriminale, e lëre më një garues për president – në ujëra të panjohura,” – komenton CNN këtë vendim.

Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen e ka komentuar këtë vendim me këto fjalë:

“Askush nuk është mbi ligjin, madje as ish-presidenti. Padia e sotme nuk është fundi i kësaj kaptine por më shumë thjeshtfillimi… Dy gjëra dua t’i them tash për tash, llogaridhënia ka rëndësi…”

Kujtojmë se ish-presidenti amerikan Donald Trump po përballet me hetime për çështje kriminale edhe në lidhje me trazirat e 6 janarit dhe për mënyrën se si ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara. Këto hetime po mbikëqyren nga ish-Kryeprokurori i Gjykatës Speciale Jack Smith.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit