Lideri i AKR, Behxhet Pacolli, ka njoftuar se ka vizituar në Hagë ish -presidentin Hashim Thaçi, shkruan Scanner.
Në njē postim të shkurtër në Facebook, ku ka lajmëruar për vizitën e tij në Hagë, Pacolli ka shkruar se “Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë!”.
“Sapo përfundova vizitën time në Hagë. Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë!
Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi!”, ka shkruar Pacolli, transmeton Scanner.