17 C
New York
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

Pacolli: Nuk vjen shefi i CIA-së me të tregu a me u hapë a mos me u hapë ura, nuk ka zbrapsje për hapjen e urës

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli për Kanal 10, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë.

Ajo beson se shefi i CIA-së nuk tregon se a duhet të hapet Ura e Ibrit apo jo.

“Unë personalisht nuk kam qenë në takim, nuk ka informata se çka ka ndodh në takim mirëpo në bazë të asaj se çka bën shefi i CIA-së janë në nivele më të larta, pra nuk ka të bëj me urën. Nuk vjen shefi i CIA-së me të tregu a me u hap a mos me u hap ura, nuk ka zbrapsje për hapjen urës, para se të vinte ai janë kryer të gjitha punët.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se ura duhet të hapet.

“Hapjen do të bëjmë dhe këtë në bashkëpunim me aleatët tanë, pro nuk është çështje që duhet biseduar në dialog me Serbinë.” – ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit