Dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, 27 vjet pas luftës gjakatare, e priti rëndë ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker.
Rrëfimin e tij e ndau ekskluzivisht në Klan Kosova, duke thënë se gabimi i gjykatës qe qysh në gjenezën e saj.
“BE-ja gaboi kur e themeloi këtë gjykatë. Ata duhej ta kishin bërë këtë në Serbi, t’i pyesin për krimet e tyre”, deklaroi ai.
Madje Walker ka edhe një hatërmbetje nga ky proces që verdiktin e mori më 16 shtator. Donte që edhe vetë të ishte pjesë e dëshmitarëve atje, sepse thotë se kishte kompetencë të madhe për ta bërë këtë.
Ky tha se përmirësimi i imazhit të Kosovës mund të ndodh veç duke vazhduar të jetë shtet demokratik për t’u bërë shembull sikurse ishte në Ballkan e Evropë.
E për ish-presidentin Hashim Thaqi, ai tha se do ta kujtojë si një person që s’u lëndua nga kritikat, por veç mësoi nga to.





