Pacolli: Ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka thënë mbrojta e ujërave është prioritet.

Ajo në një reagim në Facebook ku ka nda një video nga liqeni i Radoniqit të cilin e ka cilësuar si një nga burimet kryesore të uji të pijshëm, ka  thënë se degradimet dhe ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do të të tolerohen.

“Degradimet dhe ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë. Kosova ka mungesë të pasurive ujore, ndërsa ndryshimet klimatike po e bëjnë edhe më të pasigurt të ardhmen e tyre .Prandaj, mbrojtja e ujërave është detyrë qytetare, institucionale dhe kombëtare. Ato që i kemi sot duhet t’i ruajmë me kujdes, që t’ua lëmë edhe brezave që vijnë. Uji është jetë dhe do ta ruajmë si pasuri kombëtare”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ditë më parë ka njoftuar se një objekt që shërbente si restorant afër Liqenit të Radoniqit do të mbyllet.

Ditë më parë janë rrënuar disa objekte në hapësirat e këtij liqeni që ishin të ndërtuara pa leje

Të ngjashme

Të fundit