Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka thënë se mbrojta e ujërave edhe rritja e kapaciteteve është prioritet.
Ajo ka thënë se për këtë shumicën e vendimeve që ka marrë që nga marrja e detyrës janë në mbrojte të ujërave.
“Për ne ujërat janë prioritet, prandaj shumica e vendimeve që kamë marrë ka të bëjë me mbrojtjen e ujërave, lumenjve. Kosova, ka ujë të paktë dhe rrezikojmë të mbesim pa ujë në të ardhmen. Duhet të punojmë shumë t’i mbrojmë këto që kemi dhe të shtojmë kapacitete tjera, në mënyrë që të sigurojmë ujë të pijes, ujitjes dhe industrisë”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ajo ka thënë se ka kryer inspektime në të gjitha hidrocentralet dhe po studiohet raporti i inspektoratit.
Pacolli ka thënë se pavarësisht lejeve që kanë marrë disa hidrocentrale, do të sigurohen që ato veprojnë sipas ligjeve.
“Kemi inspektuar secili hidrocentral, kemi një raport prej inspektorati i cili po studiohet dhe po shohim se cilat janë masat që duhet të marrim. Do të vendosim rregulla strikte dhe do të sigurohemi se qysh do që janë në funksion e respektojnë ligjet dhe sigurojnë që prurja ekologjike është e mjaftueshëm dhe lumenjtë tonë vazhdojnë të jetojnë”, ka thënë Pacolli.






