“Si rezultat, unë realizova vizitën time dhe madje iu luta që të pranonin të bisedonin me përfaqësuesin e Kosovës në fjalë. Do të vijë momenti kur unë do ta bëj këtë publike” tha mes të tjerash Pacolli.
Ky është postimi i plotë i tij:
Edhe kësaj jave të punës intensive dhe jo pak të lodhshme, ngadalë po i vjen fundi.
Ishte një javë e mbushur me aktivitete, të cilat së shpejti do të shndërrohen në suksese të prekshme për Kosovën.
Sigurisht, përveç takimeve të publikuara, kam pasur edhe takime të tjera të rëndësishme, të cilat për momentin preferoj të mbeten anonime.
Arsyeja që më shtyu të shkruaj dhe të postoj këtë tekst është fakti se një përfaqësues i lartë i shtetit tonë, në një rast të caktuar, (duke kërkuar takim për vetën e vet kishte ra fjala për mua), i kishte thënë një Ministri të Punëve të Jashtme të një shteti tjetër që t’i përcjellë presidentit të tij porosinë, të mos flasë me zotin Pacolli, pasi ai nuk është i autorizuar të flasë për Kosovën.
Si rezultat, unë realizova vizitën time dhe madje iu luta që të pranonin të bisedonin me perfaqesuasin e Kosovës në fjal. Do të vijë momenti kur unë do ta bëj këtë publike.
Në Nju Jork isha vetëm me një bashkëpunëtor, si gjithmonë me shpenzimet e mia, pa mbështetjen apo shërbimet e ndonjë strukture shtetërore të Kosovës.