Vendimi i Hagës, Berisha mbështet seancën e jashtëzakonshme: Në këtë moment të flasim me një zë

- Advertisement -

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën politike dhe institucionale në vend pas vendimit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Berisha ka bërë të ditur se është i gatshëm ta japë nënshkrimin e tij për inicimin e seancës, për të cilën nevojiten së paku 40 nënshkrime të deputetëve.

“Në këtë moment të rëndë për Kosovën, mendoj se na nevojitet unifikim politik dhe institucional, si asnjëherë më parë”, ka deklaruar Berisha transmeton Klankosova.tv

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta mbështesin iniciativën, me qëllim që për këtë çështje të zhvillohet një diskutim institucional.

“I bëj thirrje të gjithë kolegëve deputetë që ta mbështesin këtë iniciativë dhe të krijojmë mundësinë që Kuvendi të diskutojë në mënyrë serioze dhe institucionale për këtë situatë”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, pas debatit në Kuvend mund të synohet edhe hartimi i një rezolute të përbashkët, e cila do të përfshinte qëndrimin institucional lidhur me procesin e mëtejshëm gjyqësor, transmeton Klankosova.tv.

“Besoj se pas mbajtjes së seancës mund të ndërtojmë një rezolutë të përbashkët, përmes së cilës do të shprehim qëndrimin dhe mbështetjen për procesin e mëtejshëm gjyqësor”, është shprehur Berisha.

Ai ka përmendur edhe mundësinë që në një rezolutë të tillë të përfshihet pritshmëria që Gjykata e Apelit ta rishqyrtojë vendimin e 16 shtatorit, duke në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe që hyjnë në kompetencën e institucioneve të vendit respektuar procedurat dhe standardet ligjore.

Po ashtu, Berisha ka vlerësuar se Kuvendi mund të shqyrtojë edhe hapa të tjerë që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe që hyjnë në kompetencën e institucioneve të vendit.

“Në këtë moment, më shumë se kurrë, duhet të jemi bashkë dhe të flasim me një zë për çështjet që prekin vendin tonë dhe qytetarët tanë”, ka deklaruar deputeti i PLE-së.

Në fund, Berisha ka përsëritur se është i gatshëm të japë nënshkrimin e tij për kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

 

Të ngjashme

Të fundit