Pacolli dhe Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për banimin e familjeve të dëshmorëve, investimi 4.4 milionë euro

- Advertisement -

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për financimin e Objektit Ç, në kuadër të programeve të banimit social.

Përmes një postimi, Lushtaku ka bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ndërsa vlera e projektit është 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

Sipas Lushtakut, projekti është i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që, siç ka thënë ai, dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

“Pas Objektit U, edhe Objekti Ç po bëhet realitet!”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka shtuar se do të punohet edhe për realizimin e Objektit K, me qëllim të kompletimit të kompleksit UÇK dhe përmbushjes së zotimeve ndaj familjeve të dëshmorëve.

 

 

Të ngjashme

Të fundit