Oltion Bilalli është “Ylli i javës” në Superligë për xhiron e dytë

- Advertisement -

Nga lëndimi i rëndë që gati i kushtoj me jetë, Oltion Bilalli, ka ringjallë karrierën dhe të dielën, me dy gola të realizuar ndihmoi Gjilanin të fitojë në udhëtim te Llapi.

24-vjeçari, ishte personazhi kryesor i skuadrës së tij, teksa fitorja e Gjilanit mban vulën e tij dhe është skuadra e vetme deri më tani në Superligë me pikë të plota pas dy javësh në Superligë.

Për paraqitjen e jashtëzakonshme të dielën në Podujevë, Bilalli është zgjedhur “Ylli i Javës”, çmim tradicional ky i Federatës së Futbollit të Kosovës, që i ndahet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Superligë.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Të ngjashme

Të fundit