28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Paçarizi: Kosova duhet me qenë aleat i ShBA-së, jo të rreshtohemi deklarativisht kur na rrokë tuta

- Advertisement -

Opinionisti Rrahman Paçarizi thotë se Kosova duhet të jetë aleat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të mos rreshtohet deklarativisht vetëm atëherë kur të ketë frikë.

“Jo vetëm të rreshtohet deklarativisht, sepse kur të rrok tuta rreshtohet dhe thua nuk ka me Amerikën. Kosova duhet me qenë aleat. Me qenë partner domethënë të jesh i besueshëm dhe i qëndrueshëm”, u shpreh ai.

“(Kosova) nuk e ka bërë, sikur ta kishte bërë nuk do të kishte nevojë që diplomacia amerikane të dalë jashtë kanaleve diplomatike dhe të zhvillojë diplomaci publike, të kritikojë Kosovën publikisht”, shtoi Paçarizi në Rubikon.

Ai tutje theksoi se zyrtarët amerikanë e kanë bërë një dallim ndërmjet Qeverisë dhe popullit të Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit