18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Kajtazi: 224 ushtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje brenda vitit, paga shumë e ulët

- Advertisement -

Analisti politik, Vehbi Kajtazi në Rubikon te Klan Kosovës, tha se dorëheqja e ushtarëve të FSK-së në kohë paqeje “është tregues për ushtrinë dhe për shtetin si entuziastë të luftës”.

Sipas tij e gjithë kjo dorëheqje po ndodh për shkak se paga e rekrutëve të FSK-së është shumë e ulët.

“224 ushtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje brenda vitit, në kohë paqeje është kogja tregues i rëndësishëm edhe për ushtrinë tonë edhe për neve si entuziastë të luftës. A del dikush me i analizu pse ndodhin këto dorëheqje. Shumë prej rekrutëve që pranohen janë të familjeve të dëshmorëve. Por ka një pjesë të të rinjve që më pas dorëzohen nga ideja për të qenë pjesë e ushtrisë sepse paga e vogël. Paga për një rekrut është 270 euro dhe a mundet me jetu dikush me to”, tha ai.

Kajtazi ndër tjerash tha se Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s, por sipas tij Kosova është larguar me NATO-n.

Kajtazi poashtu ka komentuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Izraeli hakmarrjen e ka të fuqishme. Gjithmonë është hakmarrë. Irani si shtet e konsideroj si Rusinë në Evropë, Irani në Lindje”, tha Kajtazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit