2.6 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Pa unaza dhe ndamas në pushime, çfarë po ndodh mes Britney Spears dhe burrit të saj?

- Advertisement -

Britney Spears dhe Sam Asghari kanë hequr unazat e tyre të martesës teksa kanë nisur edhe pushimet pa njëri tjetrin.

Këngëtarja e famshme ka shijuar një kohë në Meksikë me mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Cade Hudson, ndërkohë që Asghari ndodhet në Los Angeles.

 

Unaza e autores së “Toxic” nuk shihej askund, teksa u fotografua gjatë mbërritjes në aeroportin e Los Angelesit.

Në ato momente, ajo po futej në një makinë përpara se të udhëtonte për në Cabo.

Asghari nga ana tjetër po ashtu ishte fotografuar pa unazë, ku disa burime thanë se ai e hoqi atë pasi po xhironte një projekt.

Britney dhe Sam kujtojmë që u martuan në verën e vitit të kaluar në një dasmë madhështore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit