Jozi pishman pasi e goditi Edin me shpullë: Kërkoj ndjesë, ma ka sharë familjen

- Advertisement -

Detaje të reja janë bërë publike nga seanca me dyer të mbyllura për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin, të akuzuar për dhunën ndaj Eduard Kuçit, ish-banorit të Big Brother VIP Kosova.

Në dëshminë e tij, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen.

“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen.

E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, raportohet se është shprehur Jozefin Marku, raporton Top Channel.

Të ngjashme

Të fundit