10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

P. Diddy akuzohet për trafikim seksual në një tjetër padi të ngritur kundër tij

- Advertisement -

Sean “Diddy” Combs është akuzuar për trafikim seksual në një tjetër padi të ngritur kundër tij.

Të mërkurën, reperi 54-vjeçar është paditur nga Adria English, një yll pornografik, transmeton Klankosova.tv.

Detaje shtesë u përfshinë në dokumentet e gjykatës, të cilat ekipi i Diddyt i mohoi në një deklaratë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Fox Neës, Adria tha se Diddy, Tamika Thomas dhe Jacob Arabov e trafikuan atë midis viteve 2004 dhe 2009.

Adria pohoi se ajo ishte “e detyruar të pinte sasi të bollshme alkooli dhe të konsumonte narkotikë të paligjshëm” dhe se ajo ishte ende e përhumbur nga përvoja.

Pas festës së saj të parë, Adria tha se e kanë e shtyrë të merrej me akte seksuale. Ajo tha se Diddy dhe Tamika e përdorën historinë e saj si një yll porno “për ta detyruar atë në punë seksuale”.

Avokati i Diddy, Jonathan Davis lëshoi ​​një deklaratë për media, duke mohuar akuzat.

“Pavarësisht se sa padi janë ngritur, nuk do të ndryshojë fakti që Combs kurrë nuk ka sulmuar apo trafikuar seksualisht askënd. Ne jetojmë në një botë ku çdokush mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye dhe pa asnjë provë. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën dhe Combs është i bindur se do të mbizotërojë ndaj këtyre dhe pretendimeve të tjera të pabaza në gjykatë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit