Afrona Dika ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, duke reflektuar një nga momentet më të bukura të kësaj periudhe.
Në imazhin e publikuar në Instagram Story, ajo shihet para pasqyrës, e veshur me një fustan elegant në ngjyrë të çelët dhe me duart mbi bark, shkruan Indeksonline.
Fotografia është realizuar në një ambient të ngrohtë e luksoz, me pamje mahnitëse në sfond.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa Afrona duket e qetë dhe e lumtur teksa po shijon këtë etapë të veçantë të jetës së saj







