Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka pritur në takim zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuan për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë. Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.






