18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

OVL-UÇK paralajmëron Qeverinë: Nëse nuk ndryshon Ligji për Pagën Minimale, vazhdojnë protestat

- Advertisement -

Organizata e Veteranët të Luftës së UÇK-së, ka ndryshuar qëndrimet lidhur me protestat.

Derisa paralajmëronte protesta duke mos lejuar mbajtjen e asnjë seance pa u zgjedhur çështja e veteranëve, ata kanë paralajmëruar protestë vetëm në rast se nuk ndryshohet ligji për pagën minimale në lexim të dytë.

OVL-UÇK në një konferencë për media ka paralajmëruar protesta në ditën kur në rend ditë do të jetë në lexim të dytë ligji për pagën minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës se Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku tha se nuk pranojnë diskriminim dhe as politizim të çështjes se veteranëve.

Ai tha tani meqenëse ligji për pagën minimale ka kaluar në lexim të parë dhe është në proces të amandamentimit, duhet të ketë debat publik me akterët.

Klinaku i bëri thirrje Prokurorisë që të përshpejtohet procedura e verifikimit të listave të veteranëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit