6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër Kurtit

- Advertisement -

Më 23 janar do të mbahet një protestë në Sheshin Skenderbeu, në Prishtinë, për shkak të deklaratave pozitive të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq.

Protesta është thirrur nga familjarët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nuk pajtohen me vlerësimet që Kurti i ka bërë Ivanoviqit.

Protestës i është bashkëngjitur edhe u.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i cili bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Kurti në 5-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit e kishte ngre lartë figurën e politikanit serb.

“Oliver Ivanoviqi ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, kishte shkruar Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit