9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Musliu për dëmet pas vërshimeve në Skenderaj: Drenica e braktisur nga shteti!

- Advertisement -
Deputetja e PDK-së,Ganimete Musliu, ka thënë se vërshimet që kanë ndodhur në qytetin e Skenderajt dhe shumë fshatra përrreth shkaktuan dëme shkatërruese.

Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu ka thënë se “në mes situatës së jashtëzakonshme, mbetjeve dhe shkatërrimeve ajo që prek më së shumti zemrat e drenicasëve është mungesa e mbështetjes së shtetit dhe ekipeve emergjente, sidomos nëpër fshatrat e Drenicës”.

Ndërkaq ajo tha se drenicasit kanë të drejtë të pyesin se “A nuk po dijnë apo më të vërtetë janë të poshtër ata që mbajnë përgjegjësi për situata të tilla”.

Postimi i plotë i saj:

Përballë katastrofës natyrore, Drenica e braktisur nga shteti!
Vërshimet që ndodhën në qytetin e Skenderajt dhe shumë fshatra përrreth shkaktuan dëme shkatërruese. Pamjet të japin një ndjenjë të trishte.Qytetarët gjenden përballë ekzistencës së tyre të shkatërruar brenda pak orëve. E në gjithë këtë situatë të jashtëzakonshme në mes të mbetjeve dhe shkatërrimeve ajo që vërehet më së shumti dhe ajo që prek më së shumti zemrat e drenicasëve është mungesa e shtetit, mungesa e ekipeve emergjente, sidomos nëpër fshatra.
Me të drejtë këta qytetarë bëjnë pyetjen: A nuk po dijnë apo më të vërtetë janë të poshtër ata që mbajnë përgjegjësi për situata të tilla.
Me të drejtë pyes edhe unë: Ku është qeveria, FSK-ja, Kryqi i Kuq etj..

Komuna e Skenderajt është duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet që ka, por për t’ia dalur i duhet ndihma nga institucionet shtetërore, ndihmë kjo e cila po mungon.
Për fund dua të falenderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që po bashkëndjejnë me ne dhe po na ndihmojnë me gjërat më të nevojshme.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit