OVL-UÇK ka falënderuar qytetarët që morën pjesë sot në Skenderaj në mbështetje të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, pas intervistimit të tij lidhur me sulmin ndaj Mehanit, një ditë më parë.
OVL-UÇK vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve, duke thënë se tubimi tregoi unitet, respekt dhe përkushtim ndaj vlerave të luftës çlirimtare.
Sipas organizatës, prania e qytetarëve ishte një mesazh mbështetjeje për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për dinjitetin e tyre.
“Njëkohësisht, ju lusim që të gjithë të shpërndaheni dhe të ktheheni qetësisht në shtëpitë tuaja, me dinjitetin dhe përgjegjësinë që gjithmonë i ka karakterizuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.






