Vizita në Kosovë, Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

- Advertisement -

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos ka thënë se viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën.

Deklaratat ajo i bëri në platformën X ku i përmblodhi edhe takimet që i zhvilloi në vendin tonë.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë. 88% e popullit të Kosovës beson në perspektivën evropiane të vendit. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi thirrjes së tyre për të intensifikuar nivelin e punës për çështjet ekonomike, për përparimin demokratik dhe për reformat. Viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën. Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet të qëndrueshëm institucional”, shkroi zyrtarja e lartë evropiane rreth takimit që pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Kos duke folur për takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena HHaxhiu tha mes tjerash se pret me padurim të kthehet në Kosovë “sapo të gjendet përsëri stabiliteti i plotë institucional”.

Të ngjashme

Të fundit