Osmani VS Kurti, Kajtazi: Gara në zgjedhjet e ardhshme do jetë mes këtyre dyve

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se gara për zgjedhjet e ardhshme do të jetë mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Kajtazit, Vjosa Osmani pritet të udhëheqë listën e LDK-së për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.

Ai ka shtuar se gara do të shndërrohet në një konkurrencë mes dy figurave kryesore: Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Kajtazi gjithashtu komentoi se nuk ka asnjë mundësi për zgjedhje të presidentit për shkak të mungesës së vullnetit të Kurtit.

“Po shkojmë në zgjedhje, në një garë mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti. Nuk ka garë tjetër, Lumir Abdixhiku ia ka hap derën. Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, për presidente, Abdixhiku kandidat për kryeministër… dhe gara shndërrohet mes dy njerëzve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, tha Kajtazi.

“Në zgjedhje po shkojmë sepse nuk ka asnjë shans për zgjedhje të presidentit, nuk ka vullnet. Zoti Kurti don me imponu presidentin e vet Glauk Konjufcën, unë e them se nuk kam asnjë behane për të por veç mos të kish qenë i nënshtruar i Albin Kurtit, të kish qenë vërtetë i pavarur”, potencoi gazetari Kajtazi.

Të ngjashme

Të fundit