24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Osmani udhëton për vizitë pune në Portugali, përuron dhe shtatoren e Nënës Terezë

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali, ku bëhet e ditur se do të takohet me presidentin e këtij shteti, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin António Costa.

Me ftesë të Web Summit, Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë.

Nga zyra e presidentes po ashtu njoftojnë se në kuadër të vizitës në Portugali, e para e shtetit të Kosovës dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas, do ta përurojnë shtatoren e Nënës Terezë, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit