19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Osmani takon kryediplomatin turk: Forcimi i partneritetit mbetet përkushtim i përbashkët

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Ajo e ka falënderuar diplomatin turk për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se në takim kanë biseduar për bashkëpunim në politiken e jashtme dhe të mbrojtjes.

“Në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces. Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit