12 C
New York
Monday, November 4, 2024

Buy now

Goditja e policisë me gur, Mehmetaj publikon një video të tmerrshme: Kjo është forma se si ka ardhë VV-ja në pushtet

- Advertisement -

Në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ku zyrtarët e VV-së po thurin lavde për këtë institucion, gazetari Lirim Mehmetaj ka postuar një video ku militantët e VV-së shihen duke e dhunuar me mjete të forta policinë.

Video e postuar është absolutisht e tmerrshme. Aty shihen disa militantë të VV-së duke e goditur me gur Policinë e Kosovës. Nga këto goditje, njeri nga policët bie në tokë.

Në profili e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se kjo është forma me të cilën VV-ja ka ardhur në pushtet.

“Kjo është forma se si ka ardhë Vetëvendosja në pushtet, ama këta folësit nëpër debate televizive e kanë trajtuar si një lëvizje progresive të emancipuar. Tash, veç me ju thanë që Vetëvendosja kryesisht përbëhet prej banditëve hajdutë, çfarë edhe janë, të thonë se po bëhesh polarizues, po flet me gjuhë të ashpër. A po e kuptoni pra. Vetëvendosjes i është lejuar dhe i lejohet gjithçka. A ne të tjerët nuk bën. Në ditët në vazhdim keni me i pa këta që janë me Vetëvendosjen t’u e kritiku kahpak, e t’u i livdu kahpak partitë opozitare. Kjo është veçse një strategji në shërbim të Vetëvendosjes. Një situatë pa theksim të dallimeve i konvenon vetëm Vetëvendosjes”, ka shkruar ai, duke shtuar se Kurti është anti-kombëtar.

“Mos emërtimi i Albin Kurtit me emrin që i takon, si një anti-kombëtar i përbetuar, por kritikat për të se si nuk e paska realizuar premtimin për çerdhet, është në funksion të mirëmbajtjes së tij në pushtet. Mos e hani foren”, ka shkruar ai.

Videon e publikuar mund ta shikoni këtu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit