Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, ka takuar Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
E nderuar të takohem me Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit gjatë qëndrimit në New York.
Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit në fushat me interes të ndërsjellë, ndaj edhe shpreha përkushtimin tonë të plotë për intensifikimin tutje të marrëdhënieve dypalëshe.