Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Mynih, u takua me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić.
Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim.