Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Ëesterlund.
Osmani ka biseduar me ambasadorin për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet e sigurisë si dhe raportet Kosovë – Suedi.
Tutje, ata kanë biseduar edhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Suedisë në integrimin euroatlantik.
“Në takim, Presidentja dhe ambasadori Ëesterlund diskutuan edhe për integrimin euroatlantik të Kosovës, me ç’rast Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim. Duke qenë se Kosova është 100% e linjëzuar me politikat e BE-së si dhe duke marrë parasysh reformat e kryera në vend, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, Presidentja potencoi domosdoshmërinë e vlerësimit të shteteve aspiruese, përfshirë Kosovën, bazuar në merita. Në takim poashtu u diskutua edhe për përpjekjet e Kosovës për avancimin e prezencës së saj ndërkombëtare si dhe për hapat tutje sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e presidencës.
Ndryshe, presidentja e ambasadori diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës e Suedisë, duke përfshirë bashkëpunimin tregtar, investimet potenciale suedeze.