6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Osmani sqaron se ka ftuar në një takim kryetarët e partive politike, jo përfaqësues

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me kryetarët e partive politike të përfaqësuara në kuvend.

Takimi konsultativ do të bëhet për caktim të datës së zgjedhjeve të rregullta në Republikën e Kosovës.

Nga Presidenca është bërë e ditur se takimi në fjalë do të fillojë në orën 14:00, në një nga sallat e kuvendit.

Mediat do të marrin pamje nga fillimi i takimit, që më pas do të mbyllet për publikun.

Pas përfundimit të takimit, presidentja Osmani do të mbajë një konferencë për media.

Kujtojmë se pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Krerët e tri partive opozitare i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Osmanit.

Ndërkaq, lideri i partisë në pushtet, Albin Kurti, raportohet se do të delegojë në takim Glauk  Konjufcen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit