19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Osmani s’beson që Kurti do të ketë ndonjë ndikim në zgjedhje: Gara bëhet mes Frontit Evropian dhe VMRO-së

- Advertisement -

Ish-kandidati për presidenten të Maqedonisë së Veriut ka folur për ndërhyrjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë.

Ai nuk beson se përzierje e Kurtit do të ketë ndonjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për miq sidomos nga shtetet fqinj.

Mendoj se përgjigja më e mirë ishin rezultatet që arritëm më 24 prill dhe pres që kjo të konfirmohet edhe më fuqishëm më tetë maj. Në përgjithësi, mendoj se Kosova ka nevojë për miq, veçanërisht te shtetet fqinjë të cilat e kanë mbështetur pa ekuivoke në rrugëtimin e saj drejt etablimit ndërkombëtar dhe ky duhet të jetë prioriteti kryesor para çdo interesi tjetër partiak”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, më 8 maj gara bëhet në mes të Frontit Evropian dhe VMRO-së.

Mendoj që shqiptarët veç më janë përcaktuar me 24 prill për përfaqësuesin e tyre dhe beteja politike brendashqiptare ka përfunduar. Tani më 8 maj forcat maten mes Frontit Evropian dhe VMRO DPMNE se cili opsion për shtetin dhe qytetarët ka për të dominuar. Integrimi apo izolimi, bashkëjetesa dhe barazi apo tentativa për kthimin e supremacisë monoenike dhe mbivotimit”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit