19.3 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Osmani pritet me nderimet më të larta shtetërore në Brunei

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Brunei Darussalam, ku është pritur me ceremoni zyrtare. Vizita e saj realizohet me ftesë të veçantë nga Sulltani i Bruneit dhe shënon herën e parë që një president i Kosovës zhvillon një vizitë shtetërore në këtë vend të Azisë Juglindore.

Gjatë qëndrimit të saj, Osmani ka falënderuar autoritetet vendase për pritjen dhe nderimet shtetërore të organizuara në aeroport, duke e cilësuar këtë vizitë si një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe.

“Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih! 🇽🇰🇧🇳“, shkroi Osmani në Facebook, duke ndarë pamje nga pritja.

Të ngjashme

Të fundit