Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka folur për marshin e 12 shtatorit, i cili do të mbahet në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Tasholli e ka cilësuar marshin si një moment të rëndësishëm për të shprehur qëndrimin e qytetarëve lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nesër është një lloj referendumi, ose mund të themi në mënyrë figurative një lloj kacafytje e dy interpretimeve që gjykata po pretendon se flet në emër të popullit, dhe nesër po matemi”, tha Tasholli.
Marshi pritet të zhvillohet nga ora 14:00, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe solidarizim me çlirimtarët






