Sadiku për Golën: S’guxoi të votonte për Çitakun, kontribuoi në bllokadë- Kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV’së

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend, duke kritikuar deputetin e Vetëvendosjes, Ardian Golën, i cili u zgjodh nënkryetar i parlamentit sot.

Sadiku, në postimin e tij ka thënë se Gola, ‘’s’pati guximin dhe inegritetin’’ që të veprojë ndryshe nga direktivat e partisë, duke e cilësuar si të ‘’dobët’’ veprimin e Golës i cili nuk votoi ‘pro’ propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar parlamenti, që ishte Vlora Çitaku.

Postimi:

E kam pasë një respekt për Ardian Golën. Kam mendu që, në një grup me shumë njerëz të pakulturuar e të paarsimuar, ai përbënte një dallim. Kam shpresu që, sado pak, brenda VV-së ka ende njerëz që qëndrojnë stoikë përballë së keqes dhe që e vendosin arsyen para direktivës partiake.

Sot, 101 deputetë votuam për Ardian Golën si nënkryetar të Kuvendit.

Vetëm pesë minuta më vonë, po i njëjti Ardian Gola nuk votoi për kolegen e tij, Çitaku, duke kontribuar kështu në bllokimin e konstituimit të Kuvendit.

Dhe pikërisht këtu është zhgënjimi.

Gola, si nënkryetar i sapozgjedhur, e di shumë mirë që kjo nuk ka kuptim. E di rolin e nënkryetarëve. E di çfarë po bëhet. E di edhe pasojën.

Por, kur erdhi momenti me zgjedh mes arsyes dhe direktivës partiake, nuk pati guximin dhe integritetin me vepru ndryshe.

Dija pa guxim nuk mjafton. As arsimimi pa integritet.

Dobët, z. Gola.

Shumë dobët.

Të ngjashme

Të fundit