Ish-presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar për ditën e policëve të rënë në detyrë. Ajo mes tjerash ka falënderuar policët e Kosovës, të cilët sipas saj janë mburojë e sigurisë, rendit kushtetues e sovranitetit të shtetit.
E plotë:
Faleminderit Policisë së Kosovës, e cila çdo ditë mbron Republikën tonë me guxim, profesionalizëm dhe besnikëri!
Në paqe e në sfida, në veri e në jug, në çdo pëllëmbë të Kosovës, Policia jonë është mburoja e sigurisë, rendit kushtetues dhe sovranitetit të shtetit.
Sot, në ditën menoriale që i kushtohet policëve të rënë në detyrë, përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës së tyre. Afrim Bunjaku, Enver Zymeri dhe të gjithë heronjtë e Policisë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt.
Ata zgjodhën detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, prandaj lavdia për ta do të jetë e përjetshme






