Osmani: Përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë. Sipas Osmanit përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën.

Sipas Osmanit, ajo kërkoi mbrojtje ndërsa drejtësia e la në duart e vrasësit.

Kur një grua kërkon shpëtim nga sistemi i drejtësisë dhe përfundon e vrarë, dështimi nuk është burokratik, ka shtuar Osmani.

Postimi i plotë:

PËRGJEGJËSIA NUK MUND TË VARROSET BASHKË ME ARLINDËN

Ajo kërkoi mbrojtje. Drejtësia e la në duar të vrasësit.

Fatkeqësisht, femicidi po shndërrohet në plagë të përsëritur të Kosovës. Gratë nuk po vriten vetëm nga duart e dhunuesve. Ato po vriten edhe nga dështimi i një sistemi që ua premton mbrojtjen, por nuk ua garanton jetën.

Kur një grua kërkon shpëtim nga sistemi i drejtësisë dhe përfundon e vrarë, dështimi nuk është burokratik. Është fatal. Kunati i saj e vrau Arlindën me sëpatë, por edhe sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari. Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën.

Zoti e ruajtë Kosovën nga tragjedi të tilla dhe asnjë familje mos e përjetoftë më dhimbjen e humbjes së një gruaje nga dhuna.

Të ngjashme

Të fundit