Besa Ismaili: Arlindës i detyrohemi drejtësi – institucionet dështuan ta mbrojnë nga dhuna

- Advertisement -

Besa Ismaili ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlindës, duke e cilësuar rastin si shprehje të rëndë të dhunës patriarkale dhe dështimit institucional për ta mbrojtur një grua nga dhuna.

Në reagimin e saj, Ismaili thekson se vrasja me sopatë është dëshmi e mizorisë së një mentaliteti që gruan e trajton si pronë, duke ia mohuar të drejtat themelore, sigurinë dhe, në rastin më ekstrem, edhe jetën.

Ajo kritikon sistemin patriarkal dhe presionin familjar ndaj grave, duke theksuar se dhuna ndaj Arlindës nuk mund të shihet e shkëputur nga përgjegjësia e personave të përfshirë dhe e institucioneve që duhej ta mbronin.
“Burri ushtroi dhunë, kunati mori hak pse gruaja e tij foli”, ka shkruar Ismaili, duke e cilësuar këtë si shprehje të pushtetit brutal të burrave dhe të mentalitetit që pretendon kontroll mbi jetën e grave.
Ismaili kërkon që drejtësia për Arlindën të përfshijë jo vetëm personat e dyshuar për përfshirje në krim, por edhe përgjegjësit për dështimin institucional në mbrojtjen e saj.
“Arlindës i detyrohemi drejtësi që nuk kursen as burrin, as vrasësin, as spektatorët, as përgjegjësit e dështimit institucional për ta mbrojtur”, ka theksuar ajo.

Reagimin e saj, Besa Ismaili e përmbyll me thirrjen: “Drejtësi për Arlindën!”

Të ngjashme

Të fundit