11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Osmani pas takimit me Macronin: Diskutuam edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, janë pritur në takim nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Osmani tha se në takim kanë diskutuar edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri.

“Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, tha Osmani.

Ndërkaq presidenti i Francës Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”, tha ajo.

Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar…

Posted by Vjosa Osmani on Thursday, November 10, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit