5.7 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Osmani: Një Kosovë e sigurt për fëmijet tanë është synimi që na bashkon

- Advertisement -

Këshilli Konsultativ nën udhëheqjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e ka mbajtur mbledhjen konstituive me përberjen e re.

Osmani në fjalën e saj theksoi përkushtimin e saj të palëkundur për të siguruar që çdo qytetar – pa dallim etnie, feje apo gjuhe – të ndihet pjesë e vlerësuar dhe aktive e shoqërisë së Kosovës.

E para e shtetit vuri në dukje arritjet kryesore të këtij Këshilli përgjatë këtij viti, duke ofruar mbështetjen e plotë në përmbushje të objektivave.

“Një Kosovë e sigurt për fëmijët tanë në një botë ku siguria çdo ditë e më shumë rrezikohet nga forca të errëta dhe destabilizuese është një synim që na bashkon të gjithëve. Për Presidencën, ky është një prioritet dhe një angazhim i përditshëm. Ne duhet të ecim besimplotë drejt integrimit, qoftë brenda vendit, qoftë në proceset euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Në përfundim të fjalës së saj, ajo nënvizoi se fuqizimi i komuniteteve është një përgjegjësi institucionale dhe një angazhim i drejtë që fuqizon shtetin tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit